Kryeministri Ramush Haradinaj dhe ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi - Foto: KALLXO.com

Haradinaj: Kur Është Shkarkuar Agjencia, Nuk i Kam Kqyrë Emrat

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha sot se shkarkimin e anëtarëve të Agjencisë së Akreditimit nuk e ka bërë për inat të dikujt.

Haradinaj mori pjesë të enjten në takimin e nivelit të lartë për arsim së bashku me ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi.

“Jam i interesuar qysh me bo arsimin, me këtë po ju siguroj se asgjë nuk është bërë për inati të askujt. Kur është shkarkuar agjencia besom që nuk i kom kqyr aq emrat, ka mujt me qenë edhe ndonjëri në këtë tavolinë”, ka theksuar Haradinaj.

Kryeministri ka propozuar që ky takim të shndërrohet në një takim të përbashkët mujor.

“Unë sot dua t’ju bëj një pyetje, a keni energji që këtë temë së bashku ta trajtojmë dhe për këtë të arrijmë sukses, nuk është kjo temë e ministrit, nuk është temë vetëm e imja. A jeni të interesuar ta rregullojmë gjendjen në arsim. A ka Kosova kapacitet, a ka njerëz apo jemi të paaftë në këtë aspekt? A e prishim krejt, bile e dimë që nuk kem ose nëse është i mirë po e ruajmë këtë qysh është ose nëse diçka nuk është në rregull ta shohim si me rregullu”, shtoi ai.

 

Ndërsa ministri Bytyqi ka thënë se pavarësisht që Agjencioni i Akreditimit ka pasur një fazë të vështirë, ai duhet të jetë sa më shpejt funskional.