Haradinaj: Kosova ka Hyrë në Hartën e Investimeve

Në mbledhjen e Kshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, Ramush Haradinaj kërkoi diskutime konkrete, pasi deklaroi se gjithçka tjetër është burokraci.

“Të kemi afate kohore, të kemi të arritura nga takimi në takim”, tha Haradinaj.

Duke aluduar në investimet për Termocentralin Kosova e Re, Haradinaj tha se Kosova po hyn në hartën e vendeve në të cilat shprehet interesim të investohet me projektin 1,3 miliard në energji.

Haradinaj në fjalën e tij u bëri thirrje organizatave që janë kundër shfrytëzimit të qymyrit dhe për energji alternative që të mos mërziten, pasi deklaroi se projekti në energji i favorizon edhe këto forma të energjisë.

Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID) dje konstatoi se termocentrali i ri do të djegë të ardhmen e Kosovës.

http://kallxo.com/kosid-termocentrali-ri-te-djege-te-ardhmen-e-kosoves/

Haradinaj tregoi si mund të përparojnë bizneset.

“Nëse me diçka të mundet dikush i Kosovës me thanë se unë bëj biznes me kushte më të mira se dikush në rajon, gjithë kanë me ec tjerët para neve”, tha Haradinaj.