Foto: Atdhe Mulla

Haradinaj Kërkon Shtyrjen e Seancës për Votimin e Demarkacionit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, që të shtyhet seanca e jashtëzakonshme e planifikuar të mbahet nesër, në të cilën do të duhej të votohej për marrëveshjen për demarkacionin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Këtë Haradinaj e ka bërë përmes një letre dërguar Veselit.

Më herët, gjatë ditës, kryeministri kishte thënë se seanca nuk do të mbahet të dielën, ashtu siç qe vendosur mbrëmë në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit.

Në letrën dërguar Veselit, Haradinaj ka përmendur agjendën e ngjeshur në kuadër të ditëve të festimit të përvjetorit të 10-të të shpalljes së pavarësisë së Kosovës si arsye për kërkesën për shtyrje.

Letra e Haradinajt për Veselin | Foto: KALLXO.com