Shipitulla | Foto: KALLXO.com

Haradinaj Kërkon Moslejim të Ndërtimeve në Zonat që po Shpronësohen

Kryeministri Ramush Haradinaj u kërkoi sot ministrave të kabinetit qeveritar që të mos lejohen ndërtime në zonat në Obiliq që po shpronësohen

“Nuk guxojmë me leju me pasë ndërtime të shpejta në pjesë te Shipitullës e Hades e në zonën e KEK-ut. Kjo nuk guxon te ndodhë, sepse mund të jenë veprime të shpejta e të jashtëligjshme qe nga sot s’guxon te ndodhë, sepse mund te ketë kosto të madhe financiare”, tha Haradinaj.

Ai tregoi më tutje se “kemi dëgju që ka një iniciativë të tillë, ju lus te ndërmerrni veprime”.

Në mbledhjen e 11 gushtit qeveria miratoi shpronësimet në Shipitullëe  Hade të Obiliqit, me qëllim që t’i hapet rrugë shfrytëzimit të thëngjillit.

http://kallxo.com/miratohet-propozimi-per-shpronesime-ne-hade-e-shipitulle/

Pak pasi Haradinaj mori detyrën e Kryeministrit bnorëty e Shipitullës protestuan, pasi ekskavatorët e KEK-ut iu afruan shumë gjatë nxjerrjes së thëngjillit shtëpive të tyre.

Më 13 shtator u arrit marrëveshje mes banorëve të Shipitullës e Hades dhe Qeverisë së Kosovës për zhvendosjen e dhe punësimin e tyre, pasi Haradinaj u takua me ta.

http://kallxo.com/haradinaj-arrin-marreveshje-me-banoret-e-shipitulles-dhe-hades/

KALLXO.com ka shkruar shpesh për jetën e vështirë të banorëve të fshatrave të këtushme.