Haradinaj: Jemi të përkushtuar për sjelljen e investimeve nga diaspora

Kryeminsitri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se po përpiqen të forcojnë mekanizmat ligjorë për të ndihmuar rritjen e investimeve që vijnë nga diaspora.

Sot ai priti në takim Avdi Tafilajn,  një aktivist i hershëm politik dhe atdhetar, por edhe ndërmarrës i suksesshëm i cili ka bërë në Kosovë dhe projektet tjera që planifikon të realizojë.

“Jemi me fat që e kemi diasporën, të cilët me investimet e tyre ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të vendit dhe shtimin e vendeve të punës.Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet maksimalisht e përkushtuar në forcimin e mekanizmave ligjor që sa më shumë investime të vijnë nga diaspora dhe të gjejnë hapsirën e duhur për investime në vendin e tyre, në vendin tonë të përbashkët, Kosovën”, tha Haradinaj.