Qeveria e Kosovës | Foto: Zyra e Kryeministrit

Haradinaj: Janë Rritur Dënimet për Korrupsion

Qeveria e Kosovës miratoi Kodin e ri Penal të vendit.

Në këtë kod janë rishikuar 19 nene në veprat që lidhen me korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Kodi tash parasheh edhe që zyrtarët publikë që kryejnë vepra penale të mos mund të ushtrojnë ndonjë funksion në periudhën prej dhjetë vjetësh.

Më parë ndalimi i funksioneve publike për ata që kryenin vepra penale ishte 5 vjet.

Kryeministri Ramush Haradinaj miratimin e kodit me ndryshime e cilësoi arritje të madhe për vendin.

Ai deklaroi se janë rritur dënimet për vepra që lidhen me korrupsionin.

“Dënimet që kanë të bëjnë me korrupsion ku ka pasur mundësi janë rritur”, tha Haradinaj.

Dje në një konferencë për gazetarë edhe ministri Abelard Tahiri foli për kodin e ri.