Ramush Haradinaj, kryeministër i Kosovës.

Haradinaj: Jam Si Macja Gjithmonë Bie në Këmbë

Duke debatuar me Avdullah Hotin, Kryeministri Ramush Haradinaj veten e krahasoi me macen.

“100 herë me më rrxu, prapë çohna edhe në këmbë bi, si maca.  E jeni plot qitu që nihere me u rrxu, mo s’mun çohni ma”, tha Haradinaj.

Ai tha se marrëveshja për demarkacionin është gabim

“Unë besoj që marrëveshja e parë u gabu, e u gabu vija e kufirit, këto s’po e thom as për hatër të dikujt, e as për inati të kurrkujt”, tha Haradinaj.

Ai e konsideroi “të ngratë” ish-Kryeministrin Isa Mustafa që tha se e solli dhe e tërhoqi marrëveshjen e demarkacionit.

“I ngrati (për Isa Mustafën), e ka pru nihere edhe e ka kthy mrapa. Unë ni sen po ju garantoj kur e bi, mo mrapa se kthej, e ju nëse keni guxim votojeni”, tha Haradinaj për demarkacionin.