Foto: Facebook

Haradinaj: Integrimi në BE i pashmangshëm për Kosovën

Kryeministri I Kosovës Ramush Haradinaj është takuar me zëvendëspresidentin e Parlamentit Europian Reiner Wieland.

Në një postim në “Facebook” Kryeministri Haradinaj tha se me zyrtarin europian ka biseduar për progresin e Kosovës në përafrimin me BE-në, me fokus në fuqizim të sundimit të ligjit dhe në përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave.

“Në këtë drejtim, theksova se Kosova ka ndërmarrë hapat e duhur dhe qytetarëve tanë duhet t’i hapen dyert për lëvizje të lire”, shkroi Haradinaj.

Sipas tij, integrimi në BE është i pashmangshëm dhe interes vital për Kosovën dhe në këtë aspekt konstatoi se pret mbështetje të fuqishme nga Parlamenti Europian.