Azem Syla. Foto: Atdhe Mulla

Haradinaj: Gjyqësori e ‘Myti’ Azem Sylën

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj duke iu diskutuar në Kuvend të Kosovës me deputetët u përmend edhe procesi gjyqësor i një ish kolegut të tyre, Azem Syla që së fundi u lirua nga paraburgimi.

Sipas Kryeministrit Haradinaj, gjyqësori e “myti” Azem Sylën.

“E myten atë Azem Sylen o burrë, që 5 vjet sillet nëpër gjyqe. Ki edhe njerëz të tu nëpër gjykatë. Ma n’faj është gjyqësori se sa Azem Syla”, tha në mes tjerash Kryeministri Haradinaj.

Azem Syla është i akuzuar në aferën e tjetërsimit të tokave shoqërore në periferi të Prishtinës.

Aktualisht është duke u mbrojtur në liri.