Kryeministri Haradinaj dhe zëvendësministri i MAPH, Besim Demi - Foto: Rtv21

Haradinaj Emëron edhe një Zëvendësministër

Kryeministri Ramush Haradinaj ka emëruar në postin e zëvendësministrit në Ministrinë e Mjedisit Planifikimit Hapësinor, Besim Demin.

Lajmin e ka bërë të ditur Demi me anë të një postimi në “Facebook”.

“Nga sot mu dha besimi nga Kryeministri Haradinaj për pozitën zëvendësministër ne Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor”, ka shkruar ai. /21Media