Haradinaj e Respekton Mënyrën e Kundërshtimit të Deputetëve të VV-së

Kryeministri Ramush Haradinaj nuk ka dashtë të komentojë ‘konfiskimin’ e kartelave të deputetëve të pozitës nga deputeti i Vetëvendosjes, Liburn Aliu.

Haradinaj ka thënë se ai e përfaqëson Qeverinë dhe jo Kuvendin.

“Unë këtu jam Qeveria. Shumë tema janë përgjegjësi e Parlamentit”, tha Haradinaj kur u pyet se nëse janë kthyer kartelat e marra nga deputeti.

Sipas tij, gjëja e vetme që duhet bërë tani është votimi i Marrëveshjes sepse të tjerat kanë përfunduar.

“Ky është vlerësimi i tyre për mënyrën e kundërshtimit, e respektoj dhe nuk ndërhyj”, tha Haradinaj kur u pyet për hedhjen e gazit lotsjellës nga deputetët e Vetëvendosjes.