Kryeministri Ramush Haradinaj - Foto: ZKM

Haradinaj e Pranon se Nuk i Është Dhënë Viza Amerikane

Kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë një koment rreth informacioneve se atij nuk i është dhënë vizë nga Shtetet e Bashkuara.

Në një postim që e ka bërë pak pas mesnatës në profilin e tij në Facebook, Haradinaj e ka pranuar se nuk është pajisur me vizë amerikane.

“Jam ende në procedurë për vizë“, ka shkruar ai, duke shtuar se pret për vizë deri kur t’ia japin.

Nuk dihet nëse mosdhënia e vizës ndërlidhet me qëndrimet e kryeministrit karshi Demarkacionit me Malin e Zi dhe votimit të shfuqizimit të Ligjit për Gjykatën Speciale.

Ky është komenti i plotë i Haradinajt në “Facebook”:

“Të dashur qytetarë të Kosovës,

Më 24 mars ‘98 kemi pasur momente jete apo vdekje. Kështu ka vazhduar deri më 24 mars ‘99, kur Amerika dhe NATO na dolen në ndihmë. Kurrë nuk do ta harroj. Momente të vështira pritje deri më 24 mars ‘99. Pres edhe për vizë deri kur të ma japin.
I besoj Kosovës! I besoj Amerikës!
Jam ende në procedurë për vizë”
.