Mbledhja e Kuvendit | Foto: KALLXO.com

Haradinaj e Hoti Polemizojnë për Ndarjet e Mjeteve nga Qeveria

Avdullah Hoti në pjesën e seancës së Kuvendit ku diskutohet për çështje të ndryshme, foli për ndarjet e mjeteve që po bën Qeveria Haradinaj.

Hoti, duke përmendur një ndarje mjetesh për veriun e vendit deklaroi se në disa raste nuk janë të arsyeshme mjetet që po ndahen nga rezervat e buxhetit prej Qeverisë Haradinaj.

Këtyre fjalëve iu përgjigj Kryeministri Ramush Haradinaj me arsyetimin se Gjermania Perëndimore ende investon në Gjermaninë Lindore.

Hoti pastaj përmendi disa ndarje mjetesh nga qeverias që i konsideroi të arsyeshme, por deklaroi se të gjitha mjetet tjera duhet të bazohen në Buxhetin e Kosovës.