Haradinaj me sindikalistët e Trepçës | Foto: ZKM

Haradinaj: E Di Rëndësinë e ‘Trepçës’ për Kosovën

Haradinaj u tha sot përfaqësuesve të sindikatës së “Trepçës” se e di rëndësinë që ky kompleks industrial ka për Kosovën.

“Do do ta ruaj vëmendjen për Trepçën, sepse e di rëndësinë e saj për Kosovën”, tha Haradinaj, sipas një komunikate të lëshuar nga zyra e tij.

Haradinaj i siguroi sindikalistët e “Trepçës” se do t’i zbatojë zotimet që i ka dhënë gjatë vizitës në minierë.

“Kryeministri Haradinaj tha se gjatë vizitës së fundit në Trepçë i kishte identifikuar temat veç e veç dhe se zotimet që ua ka dhënë atje, është duke i trajtuar në vazhdimësi dhe do të vihen në veprim së shpejti”, thuhet në komunikatë.

Haradinaj gjithashtu “Trepçën e cilësoi interes nacional, ndërsa u zotua se do ta gjallërojë e do ta kthejë në këmbë të veta.

Ligji për Trepçën që u kundërshtua nga Serbia dhe Lista Serbe u miratua vitin e kaluar në Kuvendin e Kosovës.

KALLXO.com e kishte siguruar përmbajtjen e Ligjit për Trepçën, para se ai të miratohej në Kuvend.