Haradinaj e Bën Zëdhënës Arbër Vllahiun

Arbër Vllahiu është emëruar sot zëdhënës i qeverisë nga Kryeministri Haradinaj.

Lajmi është bërë i ditur nga një komunikatë e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit.

Arbër Vllahiu është edhe kandidat i AAK-së për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Vllahiu iu bashkua AAK-së në maj të këtij viti, kur deklaroi se në AAK ka gjetur shtëpinë.

http://kallxo.com/arber-vllahiu-gjen-shtepine-ne-aleance/

Vllahiu ishte këshilltar i Presidentes Jahjaga, ndërsa është edhe këshilltar politik i Ramush Haradinajt.

Vllahiu punoi në “Kohën Ditore”, programin e BBC-së në gjuhën shqipe, në Radion “Evropa e Lirë” dhe mediume tjera.

Sipas komunikatës së Zyrës së Kryeministrit, “Haradinaj e ka quajtur Vllahiun një nga emblemat e BBC-së dhe njohës shumë të mirë të temave politike”.