Takimi i Haradinajt me kosovarët që jetojnë në Belgjikë | Foto: ZKM

Haradinaj: Diaspora Jeton me Atdheun

Kryeministri Ramush Haradinaj u takua dje në Ambasadën e Kosovës në Bruksel me kosovarë që jetojnë në Belgjikë.

Sipas një komunikate të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, “diaspora kosovare në Belgjikë është lidhja e Kosovës me Evropën dhe puna e tyre për vendlindjen është e madhe dhe e pakursyer”.

Haradinaj, sipas komunikatës, ka thënë se mërgimtarët kosovarë jetojnë me atdheun e tyre.

“Në përgatitje për takimin e Këshillit të Stabilizim- Asociimit këtu në Bruksel, është e pashmangshme të mos takoj edhe njerëzit tanë që e duan dhe jetojnë me atdheun e tyre”, tha Haradinaj.

Dërgesat nga diaspora që nga viti 2012 vazhdimisht janë në rritje.

http://kallxo.com/remitancat-infuzion-per-imunitetin-e-dobet-te-vendit/