Ramush Haradinaj - Foto: KALLXO.com

Haradinaj: Dialogu me Serbinë i Tillë Çfarë Ka Ekzistuar Është i Konsumuar

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është deklaruar edhe në lidhje me vendimin e delegacionit të Serbisë për të ndërprerë dialogun në Bruksel.

“Jemi habitur me vendimin e delegacionit serb në bisedimet në Bruksel. Dialogu edhe ashtu është në fazë kritike. Sepse mendojmë se dialogu i tillë çfarë ka ekzistuar është i konsumuar”,

Dhe, sipas Haradinajt, qëndrimi i delegacionit të Kosovës, i kryesuar nga Avni Arifi dje ka qenë me partnerët e BE-së të kalojmë në fazën finale – që nënkupton njohjen reciproke. “Pra të bisedohet për njohjen reciproke dhe të përgatitet një platformë për të“, tha Ramush Haradinaj.