Foto: MFSK

Haradinaj Dënon Sulmin Kundër Shtëpive të Pjesëtarëve të FSK-së

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka dënuar sulmin me mjete shpërthyese mbi shtëpitë e dy pjesëtarëve të Forcave të Sigurisë së Kosovës, të komunitetit serb, në Zubin Potok.

“Kryeministri Haradinaj thekson se sulmi me mjete shpërthyese është akt i papranueshëm që cenon jetë njerëzish dhe synon të pengoj përpjekjet për ndërtimin e një shoqërie demokratike e gjithëpërfshirëse dhe të mbajë në tension qytetarët e vendit”, citohet të ketë thënë Haradinaj sipas një komunikate të Zyrës së Kryeministrit.

Në komunikatë nuk saktësohet se kur ka ndodhur ky sulm.

Shefi i Qeverisë ka kërkuar nga organet e rendit që sa më shpejt të kapin dhe të sjellin përpara drejtësisë autorët e sulmit, ndërkohë që u bën thirrje edhe qytetarëve të ndihmojnë autoritetet në zbardhjen e këtij akti kriminal.