Ramush haradinaj | Foto: KALLXO.com

Haradinaj: Demarkacioni më së Largu Pasnesër në Seancë

Në mbledhjen e sotme të qeverisë ku u tërhoq për plotësim marrëveshja e vitit 2015 për përcaktimin e vijës kufitare me Malin e Zi, Kryeministri Haradinaj paralajmëroi më së largu të enjten seancën për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje.

“Që nesër jemi të gatshëm për seancë, nëse seanca nuk mbahet nesër, këtë dite do ta shfrytëzojmë për konsulta, ndërsa seanca më së largu do të mbahet pasnesër”, tha Haradinaj.

Ai më pas doli në një konferencë për gazetarë, ku përveç qç njoftoi për tërheqjen për plotësim të marrëveshjes së demarkacionit, e konsideroi shenjë të mirë praninë e ministrave nga Lista Serbe në takim.

Të dielën ishte paralajmëruar mbajtja e seancës për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit, mirëpo ajo më pas ishte shtyrë në afat të pacaktuar.