Ramush Haradinaj, kryeministër i Kosovës.

Haradinaj Çuditet Pse Simmons nuk Tregoi me Kohë Shkeljet në EULEX

Në një konferencë ku tregoi takimet dhe ato që bisedoi në Bruksel me krerët e BE-së, Kryeministri Ramush Haradinaj iu përgjigj edhe pyetjes se si e komenton intervistën e Malcolm Simmons-it dhënë për “Le Monde”.

Në një intervistë për gazetën franceze, ish-kreu i gjyqtarëve të EULEX-it Simmons akuzoi misionin europian për afera korruptive.

Haradinaj në konferencë tha se çuditet pse Simmons nuk i raportoi këto shkelje në kohën kur ato ndodhën.

“Ajo që më habit mua është kur ni gjyqtar parimor nuk e thotë këtë në kohë kur ndodh shkelja, por e thotë këtë pasi kanë kalu gjithë ato kohëra dhe kjo është disi e habitshme. Kjo edhe e zbehë krejtësisht këtë situatë”, tha Haradinaj.

Haradinaj më tutje konstatoi se deklaratat e tilla “janë të dëmshme për cilëndo organizatë kur një person i organizatës flet për situata të tilla në organizatë”.

Në intervistën për “Le Monde” të publikuar të enjten Simmons misionin e EULEX-it e cilësoi politik, duke thënë se misioni europian synonte të rrëzonte një pjesë të klasës politike të Kosovës, duke përmendur këtu emrin e Fatmir Limajt.

http://kallxo.com/dyshime-per-korrupsion-ne-eulex-jep-doreheqje-gjyqtari-simmons/

Në të njëjtën ditë kur u botua intervista e Simmons, Fatmir Limaj që po gjykohet për krim të organizuar dhe shpërdorim detyre, kërkoi që ish-shefi i gjyqtarëve të EULEX-it të dëshmojë në procesin kundër tij, por një gjë e tillë u refuzua nga gjykata.

http://kallxo.com/simmons-nuk-do-te-jete-deshmitar-ne-rastin-limaj/

EULEX-i pas intervistës së Malcolm Simmons-it në “Le Monde” reagoi duke treguar se ish-pjesëtari i misionit është duke u hetuar.

http://kallxo.com/eulex-malcolm-simmons-eshte-duke-u-hetuar/