Ramush Haradinaj | Foto: Atdhe Mulla

Haradinaj: BE Do t'i Zhgënjejë Qytetarët Nëse Nuk i Heq Vizat pas Ratifikimit

Kryeministri Ramush Haradinaj duke folur për kushtin e dytë të liberalizmit të vizave që është luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar, tha se Bashkimi Europian do të tregohej i padrejtë nëse Kosova nuk do të merrte liberalizmin e vizave pas ratifikimit të Demarkacionit.

“Do të ishte e padrejtë me i thanë Kosovës, tash rrugëtojmë bashke e në vendosim kur liberalizoheni pasi t’i kryeni punët me rend e ligj. Do të ishte e padrejtë për qytetarët. Na nuk heqim dorë nga lufta kundër korrupsionit, por një vlerësim i tillë nga europianët do të ishte zhgënjyes për qytetarët”, tha kryeministri Haradinaj.

KALLXO.com po e transmeton LIVE seancën për Kuvendit.