Haradinaj 2018-ën e Shpall Vit të ‘Trepçës’

Teksa mori pjesë në Manifestimin “Java e Minatorëve” në Mitrovicë në 29 vjetorin e grevës së vitit 1989, Kryeministri Ramush Haradinaj e shpalli 2018-ën Vit të “Trepçës”.

1300 minatorë të “Trepçës” më 20 shkurt 1989 kishin hyrë në grevë urie në vendin e tyre të punës në nëntokë për të mbrojtur autonominë e atëhershme të vendit që kërcënohej nga ndryshimet kushtetuese.

Drejtori i “Trepçës Ahmet Tmava gjatë fjalës së tij kërkoi që të zbatohet Ligji për Trepçën dhe të konsolidohet edhe më tutje “Trepça”.

Edhe kryetari i sindikatës së punëtorëve të Trepçës Shyqyri Sadiku kërkoi kushte më të mira dhe zbatimin e ligjit.

Në manifestim minatorët i dhanë një mirënjohje Kryeministrit Haradinaj.

“Java e Minatorëve”, një manifestim i përvitshëm me të cilin kujtohet greva e vitit 1989 gjatë këtij viti për herë të parë organizohet nën patronatin e Ramush Haradinajt.