Foto: Facebook

Hapet Kuzhina Qendrore në Objektin e Ri në Prishtinë

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka bërë sot hapjen e kuzhinës qendrore të bartur në objektin e ri.

Ahmeti në këtë hapje të kuzhinës tha se nga sot kjo kuzhinë do të furnizojë çerdhet e komunës së Prishtinës me ushqim.

“Kemi instaluar krejt pajisjet dhe prej sot furnizimi në çerdhet e Prishtinës bëhet nga kjo kuzhinë. Është një nga projektet e mia të preferuara sepse ka të bëjë me fëmijët dhe punëtorët” tha Ahmeti.

Kryetari i komunës tha se tani do të merren me çështjen e numrit të punëtorëve dhe rregullimin e statusit të tyre.

“Tash na presin çështje tjera që kanë të bëjnë me numrin e punëtorëve dhe statusin e tyre. Synimi unë është t’i kthejmë si punëtorë të komunës, ose si punëtorë të një ndërmarrje publike Kuzhina Qendrore”, u shpreh Ahmeti.