Pjesëmarrësit në Bursën Ballkanike 2018. Foto: BIRN

Hapet Konkursi i BIRN për Bursën Ballkanike për Ekselencë në Gazetari 2018

A ke ndonjë ide për një storje të madhe? A dëshiron të raportosh me standardet më të larta, me mbështetje kualitative redaktoriale dhe shpenzime bujare buxhetore të cilat ta mundësojnë që të eksplorosh hulumtimin tënd në thellësi? A dëshiron që hulumtimi yt të botohet në mbarë Europën Juglindore dhe ndoshta të ketë edhe impakt ndërkombëtar?

Nëse dëshiron ta avancosh karrierën dhe të punosh në një hulumtim që mund ta bëjë ndryshimin, tani është koha për të aplikuar në Bursën Ballkanike për Ekselencë në Gazetari.

Çdo vit, 10 gazetarë përzgjidhen përmes garës së hapur për të marrë mbështetje financiare dhe profesionale për ta kryer nga një hulumtim rreth një teme me rëndësi rajonale dhe europiane. Për vitin 2018, tema është E VËRTETA.

Shkarkojeni formën e aplikimit dhe udhëzimetueb-sajtin tonë.

Gazetarë me përvojë nga Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Rumania, Greqia dhe Serbia kanë të drejtë që të aplikojnë për këtë garë.

Dërgoni aplikacionet me propozimet tuaja për një hulumtim në temën E VËRTETA deri më 12 mars 2018.

Aplikantët e përzgjedhur nga një komision i pavarur për të marrë bursën do të marrin një bursë prej 2,000 euro dhe deri në 2,000 euro tjera për qëllime të udhëtimit dhe shpenzimeve tjera përgjatë hulumtimit. Ata gjithashtu do të ndjekin seminare ndërkombëtare dhe do të marrin udhëzime të vazhdueshme një-me-një për hulumtimet e tyre. Hulumtimet nga ky program do të publikohen nga BIRN dhe nga mediat e rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare. Tri hulumtimet më të mira, të përzgjedhura nga një juri e pavatur, do të marrin shpërblime në para.

Nëse keni pyetje shtesë rreth konkursit, mund të drejtoheni në [email protected].