Hapet Gara për Bursën Ballkanike për Ekselencë në Gazetari

Gazetarët nga Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Rumania, Greqia dhe Serbia mund të aplikojnë për këtë bursë deri më 8 mars 2017.

Bëhu njëri nga bursistët e sivjetmë të Bursës Ballkanike për Ekselencë në Gazetari!

NDËRLIDHUR

Për ta shkarkuar dhe plotësuar aplikacionin për pjesëmarrje, klikoni në këtë link.

Dhe dërgojeni në email-in: fellowship@birn.eu.com

Kanë mbetur edhe dy javë deri në mbylljen e afatit për aplikim.

Gazetarët nga Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Rumania, Greqia dhe Serbia mund të aplikojnë për këtë bursë deri më 8 mars 2017.

Dhjetë gazetarë nga vendet e rajonit do të përzgjidhen përmes një gare të hapur për të marrë fonde dhe mbështetje profesionale për ta kryer një hulumtim të thellë rreth një teme me rëndësi për rajonin dhe Bashkimin Europian.

Aplikantët e përzgjedhur nga një komision i pavarur për të marrë pjesë do të marrin një bursë prej 2 mijë euro për hulumtimin si dhe 2 mijë euro tjera për udhëtime dhe shpenzime tjera gjatë realizimit të hulumtimit. Ata gjithashtu do të ndjekin seminare dhe do të kenë në mënyrë të vazhdueshme mbikëqyrje nga redaktori për storjet e tyre.

Hulumtimet e kryera do të publikohen në gjuhën angleze nga mediat rajonale dhe ndërkombëtare si dhe në gazetat lokale.

Dërgoni aplikacionet me propozimet për storje bazuar në temën e këtij viti që është NDRYSHIMI.

Vitin e kaluar, Serbeze Haxhiaj, gazetare nga Kosova, kishte fituar çmimin e parë në garën mes dhjetë bursistëve në një hulumtim që ka realizuar rreth mbrojtjes së dëshmitarëve në Kosovë tani kur pritet të fillojë punën Gjykata Speciale.

Hulumtimin mund ta lexoni në këtë link.

 

23 Shkurt 2017 - 10:29

Kallxo 23/02/2017 - 10:29
NDËRVEPRIMI0