Hapet ekspozita për fushatën e pajtimit të gjaqeve (VIDEO)

Periudha që kishte bërë hapat themelorë për çrrënjosjen e gjakmarrjes në trevat shqiptare është dokumentuar në formë ekspozite.

Fotografi, video dhe audio-intervista, të fushatës për pajtimin e gjaqeve, janë shfaqur në ekspozitën e hapur mbrëmë në Pejë.

Në Galerinë e Artëve në Pejë, për një muaj do jetë e hapur ekspozita “Fushata e Pajtimit të Gjaqeve 1990—1991”, ku vizitorë do kenë mundës të shohin fotografi të shkrepura gjatë tubimeve për faljen e gjaqeve, video dhe audio-incizime me protagonistët e asaj kohe.

Erëmira Krasniqi nga Iniciativa për Histori Gojore mbi fushatën e pajtimit të gjaqeve,në hapje të ekspozitës tha se organizata e zgjodhi qytetin e Pejës, sepse pikërisht nga këtu filluan edhe iniciativat e para të fushatës për pajtim.

Në hapje të ekspozitës pati të pranishëm zyrtarë nga institucionet lokale dhe qendrore si dhe emra të ndryshëm nga bota e artit.

Po ashtu të pranishëm ishin edhe protagonistë të asaj kohe, të cilët në disa raste shihnin vetën në fotografitë e ekspozitës, të shkrepura 28 vite me parë nga aktivitetet e shumta për pajtimin e mbi 1000 gjaqeve.

KALLXO.com sjell pamje të hapjes se ekspozitës gjatë natës se mbrëmshme në Galerinë e Arteve në Pejë.