Hamiti: Sot Dëgjuam Këngë Lavdimi e Vajtimi

Duke folur nga fundi i diskutimeve për gjendjen në Mitrovicë, nënkryetarit të Kuvendit Sabri Hamiti ato që u thanë nga deputetët iu dukën herë si këngë lavdimi e herë si këngë urimi.

“Sot pak a shumë u kallxum kush jemi se shkum në esktreme, ndëgjum edhe këngë lavdimi edhe këngë vajtimi,” tha Hamiti në fjalën e tij.

Kryeministri Isa Mustafa sot u ftua në interpelancë për gjendjen e krijuar në Mitrovicë nga deputeti i “Vetëvendosjes” Rexhep Selimi dhe 14 deputetë të tjerë.

Sabri Hamiti deklaroi se marrëveshja për rrëzimin e murit në veri për të cilën qeveria njoftoi të shtunën më 4 shkurt është dashur të kalonte nëpër Kuvend.

“Është dashur që marrëveshja për rrëzimin e murit të vijë në Kuvend dhe të vijë në shqip, meqë gjuha zyrtare është shqip. Të shohim a është zbatim i rezolutës se Kuvendit,” tha Hamiti.

Hamiti foli edhe për dialogun e Brukselit.

“Transparenca e bisedimeve duhet të vazhdojë. Ata që shkojnë atje kanë detyrim të raportojnë para Kuvendit çka bisedojnë atje. Por nëse nënshkruani marrëveshje jokushtetuese ju ne bruksel, e Kuvendi i voton këtu me votë kushtetuese, ato bëhen kushtetuese,” tha Hamiti.