Xhavit Haliti - Foto: Facebook

Haliti: Nuk e Di Nëse Pacolli do t’i Bashkohet PAN-it

Pas një mbledhje të kryesisë së PDK-së, nënkryetari i kësaj partie tha se nuk e di nëse AKR e Behgjet Pacollit do t’i bashkohet koalicionit PAN.

“Nuk e di, është problem i tij”, tha Haliti.

Më tej, Xhavit Haliti tha se në mbledhjen e kryesisë kanë biseduar rreth formimit të institucioneve qendrore të vendit.

“Jemi duke u bërë gati të kemi lajme të mira rreth konstituimit të institucioneve të Kosovës. Shumë shpejt do të keni informata zyrtare”, tha Haliti.

Pas një dreke pune të zhvilluar me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën, kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli e shpalli ndarjen e partisë së tij nga koalicioni parazgjedhor me LDK-në dhe Alternativën.

Pacolli ka paralajmëruar takime me zyrtarë të koalicionit PAN, sidomos me kandidatin për kryeministër, Ramush Haradinajn.