Përfaqësues të Listës Serbe - Foto: REL

Halimi: Lista Serbe do ta Votojë Demarkacionin

Analisti Fisnik Halimi thotë se Lista Serbe asnjëherë nuk ka pasur qëndrim kundër ratifikimit të Demarkacionit, por për ta nuk ka qenë prioritet kjo çështje.

Sipas Halimit, ata kanë lënë derë të hapur për ta votuar dhe do ta votojnë, shkruan rtv21.tv

“E mira e Listës Serbe në të keqen e saj është që ata kanë patron, patroni i tyre është në Beograd dhe presioni ndërkombëtar bie mbi patronin e tyre, ai të njëjtin presion e bartë poshtë dhe do të votohet”, tha Halimi në emisionin Click të RTV21./21Media