Halil Matoshi Rikthehet në Politikë- Tash me AAK-në

Publicisti Halil Matoshi ka aderuar sot në AAK, në një konferencë që për këtë qëllim e ka mbajtur kjo parti.

Matoshi ka treguar se pse i është bashkuar kësaj partie.

“Unë menoj se politika është besim, mbi të gjitha besim, nëse nuk i beson rezultatet janë të ligshta”, tha Matoshi para ish-kolegëve gazetarë.

Duke u përgjigjur se a do ta promovojë në AAK idenë e tij për kombin kosovar, Matoshi tha se në këtë subjekt është për shkak të besimit ndaj liderit të tij.

“Idetë teorike mbesin teori në libra, ndërkaq me AAK-në jam për shkak të besimit dhe vetëm besimit që e kam në zotin Haradinaj dhe ekipin e tij”, tha Matoshi.

Ramush Haradinaj, lideri i AAK-së e mirëpriti hyrjen e Matoshit në këtë subjekt politik.

“Ardhja e Halilit është dëshmi se njerëzit e mirë të Kosovës duhet me u bashku në këto momente. Sot Halil Matoshi njihet si një njeri i përgjegjshëm që mban përgjegjësi ndaj fjalëve të tij”, tha Haradinaj.

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, pas rrëzimit të qeverisë dhe shpërbërjes së Kuvendit të mërkurën, janë caktuar nga Presidenti Thaçi më 11 qershor.

http://kallxo.com/presidenti-zgjedhjet-11-qershor/

Më parë Halil Matoshi ishte pjesë e Partisë Reformiste Ora.

Sikurse Matoshi që iu bashkua AAK-së, para katër ditësh, Arbana Xharra ish-kryeredaktorja e “Zërit” kaloi në PDK.

http://kallxo.com/arbana-xharra-aderon-ne-pdk-per-ta-kritikuar-edhe-nga-brenda/