Halil Matoshi Reagon për ‘Krahasimin’ e Edi Ramës

Këshilltari politik i kryeministrit Ramush Haradinaj, Halil Matoshi, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, ka komentuar tentimin e udhëheqësve kosovarë për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Rama ka deklaruar mbrëmë se “krijimi i një problemi të tillë është sikurse lopa kur e mbush kovën e vet, pastaj ia fut shkelm dhe nuk dihet më se çka vjen mbrapa”.

Ndërsa Matoshi në kundërpërgjigjen e tij, është pajtuar me atë çfarë ka thënë Rama, por e ka kritikuar këtë të fundit duke thënë se nuk është mirë as kultivimi i kanabisit.

“S’bân me e derdhë tamlin por as me mbjellë kanabis”, ka shkuar në Facebook Matoshi.