Haki Rugova Përfundimisht Kryetar i Istogut

Gjykata Supreme ka hedhur poshtë ankesën e AAK-së për rivotimin në Istog, duke i dhenë dritë të gjelbër Haki Rugovës për kryetar të kësaj komune.

“Gjykata Supreme ka vendosur për ankesën e subjektit politik – Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), të paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP)”, thuhet në njoftimin e Supremes.”

Supremja më tutje në njoftim konstaton se e ka refuzuar si “të pabazuar ankesën e këtij subjekti, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-it”.

AAK-ja ishte ankuar deri në Supreme, pas rivotimit në Istog që e nxori fitues Haki Rugovën, kandidatin e LDK-së për kryetar të kësaj komune.

http://kallxo.com/gani-dreshaj-kerkon-rinumerim-te-votave/

Haki Rugova, sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së, fitoi me 14 vota më shumë se kundërkandidati i tij Gani Dreshaj nga AAK-ja.

http://kallxo.com/haki-rugova-fiton-istogun-14-vota-dallim/

Supremja kishte vendosur që në Istog të kryhet rivotimi, pasi në balotazhin e 19 nëntorit fitoi Gani Dreshaj, por LDK-ja u ankua se për Dreshajn u manipuluan edhe votat e të vdekurve.

http://kallxo.com/ldk-sfidon-rezultatin-e-istogut-gure-te-varreve-te-votuesve-foto/