Haki Rugova në ‘Jeta në Komunë’

Këtë të diel prej orës 12:00 në RTK, në emisionin “Jeta në Komunë” do të transmetohet debati për Komunën e Istogut.

Kryetari i komunës Haki Rugova, në këtë debat do të përgjigjet për dy vitet e para të mandatit të tij të tretë në krye të komunës së Istogut.

Ku qëndron Haki Rugova me premtimet e dhëna gjatë fushatës dhe debateve parazgjedhore të vitit 2013?

Cilat janë akuzat që opozita ia bën Haki Rugovës?

Cili drejtor komunal, sipas opozitës, nuk vjen rregullisht në punë?

Çka thotë Haki Rugova për një rast të ngacmimit seksual në ndërtesën e komunës?

A janë lejuar ndërtimet pa leje në Istog?

Sa fshatra të Istogut përballen me mungesë infrastrukture?

Pse Istogu me shumë burime të ujit vuan për ujë gjatë muajve të verës?