Kryetari i Istogut Haki Rugova | Foto: Atdhe Mulla

Haki Rugova Heq Dorë nga Kompania ‘Macon’

Kësaj kompanie, pronë e vëllezërve të tij, Haki Rugova ishte kujdesur që t`i jepte tenderë.

Siç pati transmetuar emisioni “Drejtësia në Kosovë”, kryetari i Komunës së Istogut bashkë me vëllezërit e tij në vitin 2003-2004 me kompaninë e tyre “Macon” kishin ndërtuar një objekt shtatëkatësh në pronë komunale.

Përveç ndërtimit në tokën e Komunës, kompania “Macon”, pronë e vëllezërve Rugova, ka marrë edhe disa tenderë në komunën e cila që nga viti 2010 qeveriset nga Haki Rugova.

Favoret e Komunës së Istogut për Kompaninë e Kryetarit Rugova

Kësaj radhe kryetari Haki Rugova është kujdesur që më mos të “gabojë”.

Në deklarimin e pasurisë më 2017 në Agjencinë Kundër Korrupsion, Rugova nuk figuron më aksionar i “Macon”, sikur kishte deklaruar më 2016.