Haki Rugova Fiton me 14 Vota Diferencë Ndaj Gani Dreshaj

E plotësuar 15:47

Në tavolinën e pestë dhe të fundit, Gani Dreshaj i AAK-së mori 51 vota ndërsa Haki Rugova i LDK-së 34.

Kjo e ngushton diferencën mes kandidatëve në 14 vota, por Haki Rugova rikonfirmohet fitues i Istogut.

Në bazë të llogaritjes jozyrtare, Haki Rugova ka marrë gjithsej 10,033 vota ndërsa Gani Dreshaj 10,019 vota.

E plotësuar 15:42

Në tavolinën e dytë, Haki Rugova mori 48 vota ndërsa Gani Dreshaj 33 kurse 3 fletëvotime ishin të pavlefshme.

Në tavolinën e tretë, Haki Rugova mori 14 vota ndërsa Gani Dreshaj 44.

Në tavolinën e katërt, Haki Rugova mori 28 vota ndërsa Gani Dreshaj 48.

Kjo e sjell diferencën mes kandidatëve në 26 vota. Aktualisht Haki Rugova ka 9,999 vota ndërsa Gani Dreshaj ka 9,973.

Ka nisur në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve numërimi i votave me kusht dhe atyre me postë për kryetar të komunës së Istogut.

Janë gjithsej 333 fletëvotime që duhet numëruar në pesë tavolinat e ngritura për këtë qëllim.

Në tavolinën e parë të fletëvotimeve me postë, kandidati i AAK-së Gani Dreshaj ka marrë 16 vota ndërsa ai i LDK-së, Haki Rugova 8 rezultat që e ka zvogëluar diferencën e Rugovës në 67 vota.

Aktualisht Hakli Rugova ka 9,909 vota ndërsa gani Dreshaj ka 9,848 vota.

Kanë mbetur për t’u numëruar edhe 309 fletëvotime.