Haki Rugova, LDK, Istog. Foto: Kallxo.com

Haki Rugova Fiton Istogun me 14 Vota Dallim

Në një konferencë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi shpalli rezultatet përfundimtare të rivotimit të 18 dhjetorit në Istog.

Sipas Elezit, Haki Rugova kandidati i LDK-së për kryetar të Istogut mposhti kundërkandidatin nga AAK-ja Gani Dreshaj.

Rugova fitoi 10,033 vota, ndërsa Gani Dreshaj 10.019.

Dallimi mes fituesit dhe humbësit është vetëm 14 vota.

139 fletëvotime ishin të pavlefshme, 11 të zbrazëta e 11 të dëmtuara.

Valmir Elezi tha se ngaa momenti i shpalljes së rezultatit përfundimtar fillon të rrjedhë afati 24 orësh për ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Një rezultat i tillë u dha edhe ditën kur u zhvillua rivotimi.

http://kallxo.com/haki-rugova-fiton-me-15-vota-diference-ndaj-gani-dreshaj/

Në balotazhin e 19 nëntorit, pas numërimit të votave me kusht, atyre me postë dhe votave të personave me nevoja të veçanta, Gani Dreshaj fitoi më shumë vota se Haki Rugova.

LDK-ja pastaj u ankua në PZAP duke pretenduar se rezultati është përmbysur në favor të Dreshajt edhe me vota të personave të vdekur.

http://kallxo.com/ldk-sfidon-rezultatin-e-istogut-gure-te-varreve-te-votuesve-foto/

PZAP-i pastaj, por edhe Gjykata Supreme anuloi balotazhin, duke caktuar rivotimin më 18 dhjetor.