"Hajvalia" duke iu gëzuar një suksesi | Foto: FFK

‘Hajvalia’ e Futbollit të Femrave Tërhiqet nga Garat

Klubi i futbollit të femrave “Hajvalia” është tërhequr nga garat.

“Hajvalia”, klubi i futbollit të femrave është tërhequr nga garat për mungesë të kushteve.

Lajmin për tërheqjen e ka bërë të ditur njëri nga pronarët Ragip Murati.

“Do të tërhiqemi nga garat kampionale në kategorinë e femrave për arsye të mungesës së stadiumit dhe shpenzimeve të shumta pa përfitime”, shkroi Murati në Facebook.

Klubi i futbollit të femrave “Hajvalia” është ekipi i vetëm kosovar i futbollit që ka marrë pjesë në Ligën e Kampionëve, ndërsa në dy vjetet e fundit është shpallur kampion në Kosovë.

Këto suksese i përmendi edhe Ragip Murati, duke shprehur keqardhje që klubi që edhe sivjet mund të ishte kampion i Kosovës duhet të tërhiqet nga garat.

Bashkëpronar i klubit është edhe këngëtari Muhedin Përgjegjaj,

13 Janar 2018 - 17:44

Labinot Leposhtica 13/01/2018 - 17:44
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend