Foto-ilustrim - Foto: KALLXO.com

Hajnat Vjedhin Një Furgon dhe Dy Lopë

Policia njofton për dy raste të vjedhjeve që kanë ndodhur dje dhe pardje në Leposaviq.

Sipas raportit të përditshëm të Policisë, tre qytetarë të komunitetit serb kanë raportuar se persona të panjohur u kanë vjedhur një automjet furgon “VW” dhe dy lopë.

Po ashtu, të dyshuarit edhe kanë tentuar që ta thyejnë edhe një veturë tjetër.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.