Nga takimi i korrikut 2017 Thaçi- Vuçiq. Foto: BE

Hadërgjonaj: Ka Shumë Gjëra të Mira të Arritura Përmes Dialogut

Në takimin e tretë koordinues të komisioneve parlamentare për rolin mbikëqyrës të dialogut të Brukselit, Safete Hadërgjonaj, kryetare e Komisionit për Buxhet dhe Financa, tha se nuk është e lehtë të bisedohet me Serbinë dhe se duhet guxim e profesionalizëm.

“Ka shumë gjëra të mira që janë arritur përmes këtij dialogu. E di që Qeveria ka qenë dhe është përgjegjëse në këtë proces, por përgjegjëse është edhe opozita. Nuk duhet të bëjmë opozitë për çështje nacionale, veç me ardhë në pushtet. Edhe opozita duhet të jetë konstruktive për çështje të mëdha, se të bësh veprime për interesa partiake është lehtë, por vështirë është të bësh diçka më të madhe – për shtet”, tha ajo.

Hadërgjonaj bëri thirrje që dialogu Kosovë-Serbi ta bëjnë pjesë të punës në komisione. “Për shembull, në Komisionin për buxhet dhe financa ta dimë sa na kushton financiarisht nënshkrimi i një marrëveshjeje”, shtoi deputetja e PDK-së.