Seminari i Asamblesë Parlamentare të NATO-s - Foto: KALLXO.com

Gyarmati: Kosova në Binarët e Duhur Drejt Evropës

Ambasadori Istvan Gyarmati, kryetar i Qendrës Ndërkombëtare për Tranzicion Demokratik nga Hungaria tha se nuk jemi të verbër ndaj ndryshimeve në Kosovë.

“Mendoj që Kosova është një prej vendeve të këtij rajoni që lirisht mund ta themi është në binarët e duhur drejt Evropës”, theksoi ai në sesionin e tretë të Seminarit të Asamblesë Parlamentare të NATO-së që po i zhvillon punimet në Prishtinë.

“Kemi deklarime se nuk rrezikohemi nga terrorizmi. Kjo ëshrë edhe e vërtetë edhe e pavërtetë. E vërtetë ngase në këtë moment s’po shohim shumë rrezik. Por e pavërtetë ngase kemi përpjekje në tentativë”, tha ai në tryezën ku po diskutohet për të ardhmen e NATO-s në Ballkanin Perëndimor.

http://kallxo.com/delawie-kosova-lider-ne-luftimin-e-terrorizmit/

http://kallxo.com/thaci-raportet-kosove-serbi-nuk-jane-kercenim-per-sigurine/