Kuvendi i Kosovës - Foto: Atdhe Mulla

Grupi i Ri Parlamentar Nuk do e Mbështesë Demarkacionin

Dardan Sejdiu, tashmë shef i grupit të ri parlamentar prej 12 deputetëve, të cilët janë larguar nga Lëvizja Vetëvendosje, pas mbledhjes së Kryesisë ka theksuar se edhe si grup i ri parlamentar nuk do të mbështesin Demarkacionin.

“Në fakt, mendoj që ky është një prej problemeve, ne e kemi kundërshtuar këtë demarkacion, në shumë prej pikave pajtohemi (me VV-në), në pikat ku kemi pajtim është demarkacioni, dokumenti që na është sjellë në Kuvend është edhe ma problematik. Përgjegjësi duhet të kërkojmë nga ata që e kanë nënshkruar edhe negociuar këtë dokument”, ka thënë Sejdiu.

Më herët KALLXO.com ka shkruar për kërkesën e e 12 deputetëve për një Grup të Pavarur Parlamentar.

http://kallxo.com/12-deputetet-e-vv-se-kerkojne-zyrtarisht-grup-te-pavarur-parlamentar/

http://kallxo.com/zyrtarizohet-grupi-i-ri-parlamentar/