Foto: Ilustrim

Gruaja Sulmohet Fizikisht nga Burri i Dehur

Në Prizren një grua ka raportuar në Polici se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

Incidenti ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje dhe sulmuesi ishte nën ndikimin e alkoolit.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur  5 janar rreth orës 22:00.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor.

Njësiti policor ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit ku ka gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me një karikator me 10 fishekë.

Nuk raportohet për të arrestuar.

Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.