Foto: REL

Gruaja që i Dhuroi Veshkën Burrit

Lumnije Prushi nga Gjakova i ka dhuruar veshkën burrit të saj Hasanit. Ajo punon nga dymbëdhjetë orë në ditë dhe paratë kryesisht i shpenzon për ilaçe.

Lumnija thotë se dializa është e mundimshme prandaj askush nuk duhet të hezitojë ta shpëtojë një jetë.

“Për shkak se nuk i është përshtatur asnjë familjari të familjes, vetëm mua, unë ia kam dhuruar veshën bashkëshortit tim. Transplantin e kemi kry kur kemi qenë në moshën 38 vjeçare, ndërsa tani jemi 46 vjeçarë”, thotë Lumnija.

Ajo tregon se pas operacioni të dhurimit të veshkës, sfidat nuk janë të lehta për një familjarë pasi bashkëshorti i saj e ka të ndaluar të punojë për shkak të gjendjes shëndetësore.

Por ajo  ka rekomanduar që çdo person që ka familjarë në dializë, mos ta lënë ashtu kur ka mundësi ta shpëtojë, pasi dializa është një gjë e rëndë.

Ajo thotë se do  të ishte më mirë që të kishte përkrahje Institucionale për këto kategori të njerëzve për shkak se shpenzimet nuk janë as mujore, as javore por janë për të gjithë jetën.