Gratë Kërkojnë Pasurinë Bazuar në të Drejtën e Sheriatit

Dallimi në mes të zonave rurale, qytet dhe fshat është i madh sa i përket heqjes dorë të grave nga trashëgimia.

Sipas asaj që transmetoi emisioni “Drejtësia në Kosovë”, në qytet numri i grave që kërkojnë hisen e tyre në trashëgimi është më madh krahasuar me zonat rurale.

Një nga arsyet sipas ekspertëve të kësaj fushe dhe juristëve se pse në qytet ka më shumë gra që marrin pasurinë që u takon nga trashëgimlënësit është edhe vlera e pasurisë.

Por, sipas profesor Abdullah Aliut, në disa qytete të Kosovës çështja e trashëgimisë më shumë i atribuohet të drejtës së sheriatit se sa emancipimit shoqëror.

Por ai thotë se heqja dorë e grave nga trashëgimia krijon pabarazi shoqërore në vend.