Gratë Heqin Dorë nga Trashëgimia Shkaku i Traditës

Në Kosovë, edhe më tutje janë gratë ato që heqin dorë nga të drejtat e tyre të cilat janë të garantuara me ligje dhe Kushtetutë.

Siç transmetoi emisioni “Drejtësia në Kosovë”, gratë në Kosovë janë ato të cilat heqin dorë nga e drejta në trashëgimi. Një pjesë e madhe e grave në Kosovë nuk trashëgojnë pasuritë e prindërve të tyre. Kjo besohet të jetë edhe arsyeja pse vetëm 16 % e pronës në vend është e regjistruar në emër të grave.

Hulumtimi i “Drejtësia në Kosovë”, tregoi se faktorë si tradita e refuzimi i rrethit për të pranuar një gjendje të re e cila është paraparë me ligjet e vendit janë arsyet të cilat ekspertët e juristët i rendisin si shkaktarë  të cilët i bëjnë gratë të heqin dorë nga trashëgimia.

Linku i emisionit të plotë