Tryeza e AGK-së për gratë dhe të drejtën e tyre në trashëgimi – Foto: Facebook

Gratë e AAK-së me Rekomandime për Trashëgiminë e Gruas

Pas tryezës me temën “Gratë/vajzat dhe çështjet e trashëgimisë së pronës – Sfidat dhe problemet”, AGK ka dalë me rekomandime përmes të cilave kërkojnë veprim të institucioneve të Kosovës si dhe angazhim në vetëdijesimin e popullatës se e drejta e gruas në pronë është e patjetërsueshme.

Gjatë këtij debati, kryetarja e Aleancës së Gruas, Magbule Shkodra, vlerësoi se organizimi i debateve, tryezave të këtilla ndihmojnë në sjelljen e ideve të reja në mënyrë që çështja e trashëgimisë së pronave nga ana e grave/vajzave të fillojë të trajtohet me seriozitet nga shoqëria dhe institucionet përgjegjëse.

Kështu, AGK ka dalë me rekomandime rreth kësaj çështjeje, që fillojnë me modifikime të librave shkollorë për të larguar stereotipet gjinore e deri te rekomandimet për veprim nga organet gjyqësore.

“Rishikim i librave shkollore të cikleve të ulëta në mënyrë që të mos lejohet stereotipizimi i pozicionit të gruas/vajzës dhe burrit/djalit, duke bërë kështu që femrat të mos shihen kryesisht si ajo që merret me punët e shtëpisë, kurse meshkujt si kryefamiljar”, është njëri nga rekomandimet konkrete të dala nga tryeza.

Ndër të tjera, AGK rekomandon që të ndiqet praktika e disa vendeve të rajonit dhe të BE-së për sa i përket trashëgimit nga bashkëshortët. “Pjesa e trashëgimit të tyre të mos jetë e barabartë me trashëgimtarët e tjerë, por t’i shtohet edhe pjesa që u takon duke llogaritur kontributin e tyre në krijimin e pasurisë se përbashkët, duke konsideruar edhe amvisërinë si kontribut”, thuhet aty.

Emisioni “Drejtësia në Kosovë”, ka realizuar disa emisione që trajtojnë çështjen e trashëgimisë pronësore të grave me theks në rastet diskriminuese të grave në prona.

Dorëheqja e Grave

“Drejtësia në Kosovë“ ka paraqitur edhe gjenezën e problemit të diskriminimit në këtë fushë.

http://kallxo.com/interpretuesi-kanunit-shpjegon-te-drejten-e-grave-ne-trashegimi/

http://kallxo.com/ligji-e-kanuni-per-shantazhet-ndaj-grave-ne-trashegimi/

Një prej rekomandimeve të AGK-së është edhe që të hetohen, me prioritet, nga prokuroria rastet e falsifikimit dhe mashtrimit gjatë zgjidhjes së trashëgimisë.

Një hulumtim i emisionit “Drejtësia në Kosovë“ tregon se si një burrë e shiti shtëpinë pa dijeninë e bashkëshortes së tij. Madje, kjo e fundit e zbuloi se dikush tjetër ka nënshkruar në vend të saj në kontratën e shitblerjes te noteri.

http://kallxo.com/gruaja-qe-denoncoi-burrin-ne-polici-per-shitjen-e-shtepise/