Policia në kërkim të ndonjë mjeti tjetër shpërthyes te objektet e Administratës Pensionale - Foto: KALLXO.com

Granatë Dore në Banjon e Administratës Pensionale

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth rastit të sotëm afër ndërtesës së re të Qeverisë, ku është gjetur një mjet shpërthyes.

Sipas togerit Eshref Beqiri, mjeti i gjetur shpërthyes është një granatë dore.

“Në zyrat e Administratës së Pensioneve kemi marrë informatën se është një granatë dore. Mjeti shpërthyes është gjetur brenda në banjo”, deklaroi Beqiri.

Megjithatë, Beqiri nuk dha detaje të tjera se nga ka ardhur mjeti shpërthyes aty as cilat mund të jenë motivet e ngjarjes.

“Njësitet e Policisë kanë intervenuar dhe kanë marrë masat e sigurisë. Janë ftuar të gjitha njësitet përkatëse që po merren me rastin. Është faza fillestare e hetimeve, për informacione të tjera do të informoheni”, tha togeri.

KALLXO.com raportoi sot lidhur me gjetjen e mjetit shpërthyes në objektin e Administratës Pensionale dhe largimin e tij nga Policia.

http://kallxo.com/mjet-shperthyes-te-ndertesa-e-qeverise/