Jeta në Komunë

Graçanica dhe Leposaviqi në ‘Jeta në Komunë’ (PROMO)

Kryetari i komunës së Graçanicës, Vladeta Kostiq, dhe ai i Leposaviqit, Dragan Jablanoviq, do të dalin nesër në debatin ‘Jeta në Komunë për të folur për punët që i kanë bërë dhe ato që nuk kanë arritur t’i bëjnë gjatë dy viteve të para të qeverisjes.

Në debatin për Graçanicën, kryetari i komunës Vladeta Kostiq flet për atë se si bojkotimi i regjistrimit të popullsisë në vitin 2011 po i shkakton probleme kësaj komune në ndarjen e buxhetit nga qeveria qendrore; se si Graçanica përballet me probleme me ujësjellës; si është rregulluar shtrati i lumit në Graçanicë; pse mosndërtimi i spitalit është dështimi më i madh në këtë mandat dhe si do ta zgjidhë Vladeta Kostiq problemin e banesave të uzurpuara në këtë komunë.

Debati për Graçanicën do të transmetohet në RTK, të dielën në orën 12:00.

Ndërsa në debatin për Leposaviqin, kryetari i komunës Dragan Jablanoviq do të flasë pse Leposaviqi ka probleme me mbindërtimet pa leje; pse në Leposaviq ka pak investime kapitale; si ndodh që bllokada në asamblenë komunale t’i mbajë të bllokuara disa investime që janë në interes të qytetarëve dhe pse disa projekte të vogla dhe të mëdha ende nuk janë përfunduar.

Debati për Leposaviqin do të transmetohet në RTK, të dielën në orën 13:00