Adem Grabovci gjatë dëshmisë | Foto: KALLXO.com

Grabovci Kërkon t’i Ruhet Personaliteti

Teksa po dëshmon në procesin kundër të akuzuarve të Rastit “MTPT”, Adem Grabovci kërkoi nga trupi gjykues që t’ia ruajë personalitetin.

Këtë reagim Grabovci e shfaqi kur prokurori Hardaway e pyeti se a kishte dëgjuar për një komunikim të marsit të vitit 2009 mes tash të akuzuarve Florim Zuka e Endrit Shala.

Grabovci tha se nuk ishte spiun për ta ditur se kush çka ka folur.

Pastaj Grabovci kërkoi nga kryetarja e trupit gjykues Maria Tuma që t’i ruhet personaliteti, sepse “nuk ishte një rrugaç”.

Grabovci që ishte zëvendësministër i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit dëshminë e tij e nisi dje, ndërsa po e  vazhdon edhe sot.

Ai dje u pyet për disa mesazhe telefonike që i kishin ardhur në të cilët i kërkohej asfaltim i rrugëve në këmbim të anëtarësimit të përfituesve nga këto rrugë në PDK.

http://kallxo.com/grabovci-rrefen-per-kembimin-e-asfaltit-anetaresim-ne-pdk/

Sot Grabovci deklaroi se mesazhet e tilla nuk i kishte lexuar dhe për ta nuk e kishte njoftuar ish-ministrin e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit Fatmir Limajn.

http://kallxo.com/grabovci-thote-se-nuk-tregoi-limajt-per-sms-te/

Në procesin ku po dëshmon Grabovci, Fatmir Limaj akuzohet për krim të organizuar dhe shpërdorim detyre.

Për akuza të njëjta me të, nga Prokuroria Speciale e Kosovës ngarkohen edhe Nexhat Krasniqi e Endrit Shala. Pjesë e gjykimit janë edhe Shpëtim Telaku dhe Florim Zuka.

Akuza ndaj Limajt lidhet me tenderët për mirëmbajtjen e rrugëve në komunën e Gjilanit.

Limaj këtë aktakuzë, që nga EULEX-i quhet e konsoliduar pasi në të janë bashkuar rastet MTPT 1 dhe MTPT 2, më 30 tetor të vitit 2015 e cilësoi të ngritur me urdhër politik.

KALLXO.com në vazhdimësi ka raportuar për gjykimin e Limajt ndërsa raportimet mund t’i gjeni në këtë link.