Grabitje në Skenderaj

 

Dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë  grabitur 400 euro nga dy punëtoret e një pompë të derivateve në fshatin Klinë të Skenderajt.

Lajmin për Kallxo.com e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti.

“Mbrëmë rreth orës 18:00 është raportuar se dy persona te maskuar nen kërcënimin e armeve kanë grabitur një shume te hollash ne vlere mbi 400 euro, nga dy punëtor te një pompe te derivateve ne fshatin Klinë e Epërme e Skenderaj”, tha Zahiti.

Zahiti për KALLXO.com gjithashtu ka shtuar së në këtë rast nuk ka të lënduar dhe së policia tashmë ka nisur hetimet për rastin e grabitjes.